Presidenti i Filipineve nuk ndalet, e quan Zotin "budalla"

Presidenti i Filipineve, Rodrigo Duterte, e quajti Zotin "budalla", duke shkaktuar zemërim në vendin me shumicë katolike.

Në një fjalim televiziv, ai kritikoi historinë e Adamit dhe të Evës dhe logjikën prapa konceptit të krishterë të mëkatit.

Duterte është i njohur për deklaratat e tij të ashpra dhe sulmet e pafiltruara ndaj rivalëve të tij. Derisa kisha dhe shumë qytetarë i dënuan deklaratat e tij, zyra e presidentit tha se ai ka shprehur bindjet personale.

Duterte, në të kaluarën, ka kritikuar edhe Papën. Komentet e fundit, ai i bëri në Davao, qytetin që ka qeverisur përpara se të kandidonte për president.