VIDEO/ Miliona eurot në Toyota, Mima: Bumi i lejeve të ndërtimit tregon se po shpëlahen paratë e pista

Eksperti i financave Florjon Mima, deputet i PD, ka deklaruar sot në Komisionin për Veprimtarinë Prodhuese se pas kanabizimit të vendit, shpëlarja e parave të pista në sektorin e ndërtimit është pjesë e një cikli të mirëmenduar nga qeveria.

Mima i përmendi deputetëve të PS, rastin e fundit, atë të përfshirjes edhe të Sekretarit të Përgjithshëm të PS, Taulant Ballës, në shpëlarjen e parave të pista pas kapjes së miliona eurove të fshehura në makinat Toyota të zbarkuara në portin e Durrësit.

“Ju patëm lajmëruar se me këtë lloj qeverisje do të jetë e pamundur që të bindni strukturat e BE për caktimin e një datë për hapjen e negociatave. U tallët dhe ironizuat, deri në sarkazëm dhe grotesk dhe sot dy ditë para konkluzionit, fatkeqësisht koha na dha të drejtë. Gjasat janë që negociatat nuk do të hapen, dhe nuk do të ketë një datë. Por edhe nëse do të ketë një datë do të jetë me kushte edhe më të forta se herët e mëparshme. Këto na bëjnë të ulemi e të reflektojmë për rrugën qore që maxhoranca aktuale ka future vendin dhe prespektiven totalisht të errët të integrimit. Para disa ditësh të gjithë ne, edhe opozita por edhe maxhoranca, jemi njohur me një rezolutë të forcave politike qeverisëse në Gjermani.

Një rezolutë e dhimbshme që skanon të gjitha problematikat e qeverisjes së Rilindjes, sidomos në këtë mandate të dytë dhe e vënë pikën mbi I, mbi disa I në fakt, nëntë për të qënë i saktë, të cilat janë sëmundjet që po bëhen të pashërueshme të këtij vendi. Duke filluar me drogën, me krimin, me korrupsionin, duke vazhduar me Reformën në Drejtësi e cila po rezulton vetëm një reform në letër, pasi një grusht fare i vogël gjyqtarësh dhe prokurorësh janë kaluar në sitën e verifikimit. Duke vazhduar me mungesën e institucioneve eprore të sistemit gjyqësore, me Gjykatën Kushtetuese, Gjykatën e Lartë, me trupat ende të pamaterializuar në realitet, SPAK, Byroja Kombëtare e Hetimit e kështu me rradhë.

Ne për të gjitha këto ju patëm paralajmëruar dhe ndeshëm në shurdhërinë tuaj, në memecërinë tuaj dhe ja ku jemi sot. Perëndimi po na e thotë e zeza mbi të bardhë “që nuk jeni gati”. Sepse nuk mund të shkohet në Europë me një ish-ministër të Brendshëm i cili mbrohet nga hetimi në mënyrë politike, nga forca juaj politike. Nuk mund të shkohet në Europë me një ministër tjetër të brendshëm, vëllai i të cilit është dënuar për trafik droge nga gjykatat e vendeve anëtare të BE-së.

Nuk mund të shkohet në Europë kur numri dy  partisë suaj akuzohet nga kreu i opozitës së është pritësi i një Toyot-e dhe fatkeqësisht rezulton se lideri i opozitës ka të drejtë. Dy ditë më mbrapa shohim që Toyota është edhe me traide marke e përshkruar, edhe me sasinë e parave të fshehura në të. Ju qeshni dhe vazhdoni të qeshni, pork y është një cikël i mirëmenduar që nisi me kanibizimin e vendit dhe vazhdoi me përfshirjen e vendit në listën e vendeve kryesore për trafikimin e heroinës dhe kokainës në Europë.

Vazhdon me hapin e katërt që është shpërlarja e parave, e këtyre parave të pista që vijnë nga këto aktivitete, nëpërmjet një aktiviteti që është ndërtimi. Opozita ju ka thënë me kohë që bumi i rritjes së lejeve të ndërtimit 300 përqind në këtë periudhë kohë nuk është gjë tjetër veçse materializimi i një plani mafioz për të arritur e për të shplarë të gjitha këto para në sasi tmerrësisht të madhe. Aq të mëdha sa trondisin parametrat monetarë dhe fiskalë të vendit.   

Të gjitha jua ka thënë opozita. Jua ka thënë edhe për PPP-të që jepni dhe që janë në kundërshtim me praktikat më të mira ndërkombëtare, që janë në kundërshtim me politikat e FMN, u aka thënë FMN ndalojini. Jo vetëm që nuk po I ndaloni por vazhdoni e zhyteni në batakun e borxheve thjeshtë të pakontabilizuara, por dikur do vijnë bijë dhe bija të këtij vendi në zyrat e këtij shteti të kontabilizojnë detyrimet.

Me këto kontabilizime të reja borxhi shkon në 84 përqind. Pse shqetësohet opozita? Sepse në kuadrin e planit tuaj për shplarjen e parave të pista I keni vënë sytë edhe tek qëndra më tradicionale e Tiranës. Ju nuk doni të ja dini fare për Teatrin Kombëtar. Teatri Kombëtar është rastësi që është aty. Aty mund të ishte cilido institucion I shtetit dhe ju do ta argumentonit, do të rrekëshit të mbronit tezën tuaj se është ndërtesë e papërshtatëshme, duhet shëmbur, duhet krijuar nga e para. Eshtë rastësi që Teatri është atje dhe ky plan ka 20 vjet që dizenjohet në mendjen e një njeriu. Është shprehur që para 20 vitesh se “është ngrehinë fashiste e panevojshme, ngrehinë që është e denjë vetëm për të varur (kërkoj ndjesë për shprehjen), brekët e Violeta Manushit. Dhe sot po e shohim se kur erdhëm.

E gjithë ajo llokëm e Tiranës i jepet në dorë oligarkëve të lidhur me partinë, haptazi. Të atyre oligarkëve që pasi bëjnë punime shkel e shko, miliona euroshe arrijnë të përmbytin të vetmin institucion që duhet të kujdesej për ruajtjen e librave, Bibliotekën Kombëtare. Sot ka varur librat nëpër tela.

Pse nuk hapni diskutimin zoti Shalsi? Jeni kryetar i Komisionit që mbulon pjesën më të madhe prodhuese. Si mund të preket Bulevardi Kombëtar dhe gjithë struktura me vlera historike? Janë tre ndertesa në këtë aks të cilat e kanë shëmtuar bulevardin origjinal, sepse Piramida, Pallati i Kulturës dhe Muzeu Kombëtar janë ndërtuar gjatë kohës së diktaturës komuniste.

Është herezi të të shkojë mendja të kthehet bulevardi kombëtar në funksionet e veta, siç u dizenjua 70 vite më parë. Nuk guxoni ju, nuk keni kurajo. Për të gjitha këto jemi të shqetësuar dhe kjo është arsyeja që sot kemi prezencë të shtuar nga anëtarë të nderuar të komisioneve të tjera