Ramadani: Ja arsyeja përse u largova nga Partizani

E mran Ramadani iu bashkua Partizanit në merkaton e janarit, por nuk gjeti hapësirë. Ai luajti vetëm 126 minuta në 6 ndeshje, në të gjitha si zëvendësues dhe shënoi një gol. Dje ka marrë fund aventura e tij me të kuqtë, gjë e cila u konfirmua nga lojtari dhe Partizani. “Klubi njofton përfundimin e bashkëpunimit me Emran Ramadanin.

Palët vendosën sot (dje) të ndërpresin me mirëkuptim kontratën mes tyre dhe mesfushori 26-vjeçar nuk do të vijojë të jetë pjesë e 15 herë kampionëve të vendit. Klubi falënderon Emran Ramadanin për kontributin e dhënë te Partizani, duke i uruar njëkohësisht suksese në karrierë”. Ky ishte njoftimi i bërë dje nga klubi. Në një prononcim për “Panorama Sport”, lojtari tetovar tregon edhe arsyen që e detyruan të largohej. Ramadani fajin ua vë të tre trajnerëve që ka punuar gjatë kësaj periudhe, Starova, Dalipi dhe Gega, të cilët i quan intrigantë dhe atë që mendonin nuk ua thoshin në sy, por merreshin me thashetheme.

AKUZA PËR TRAJNERËT– “Tashmë është zyrtare që unë nuk do të jem më pjesë e Partizanit. Më vjen keq që gjërat rrodhën në këtë mënyrë, pasi respekti im mbetet maksimal për klubin dhe drejtuesit. Por, shkak për këtë largim janë trajnerët, me të cilët kam punuar gjatë kësaj periudhe, duke filluar nga Starova, Dalipi dhe së fundmi, Gega.