Buffon arrin marrëveshjen me klubin e ri, kontratë 2-vjeçare

Gianluigi Buffon do të nënshkruajë me Paris Saint-Germainin javën e ardhmes, menjëherë pasi të mbyllet periudha e Financial Fair Play për kampionin francez.

40-vjeçari vendosi ta braktisë Juventusin pasi kontrata i mbaroi në fund të këtij sezoni, por do të vazhdojë të luajë me një tjetër klub europian.

Ka kohë që flitet se ai ka arritur marrëveshje me PSG-në, por deri tani nuk ka ndonjë njoftim zyrtar.

Por, RMC Sport raporton se Buffon vërtet ka arritur marrëveshje dyvjeçare me PSG-në, megjithëse ende s’e ka nënshkruar kontratën.

Sipas mediave franceze Buffon do të zyrtarizohet vetëm pas 30 qershorit.