Çfarë ndodhi një ditë më parë në Shqipëri? Lajmet kryesore
Çfarë ndodhi një ditë më parë në Shqipëri dhe me gjerë? Ja lajmet kryesore të ditës
3.4 milionë eurot e kapura, reagon Basha: Para të një bande të rrezikshme droge, Taulant Balla garantoi hyrjen e tyre
Kryetari i opozitës Lulzim Basha ka bërë një deklaratë të fortë sot lidhur me 3.4 milionë eurot e kapura në portin e Durrësit, që po hynin kontrabandë në Shqipëri. Basha akuzoi Sekretarin e Përgjithshëm të PS, Taulant Ballën, si negociatorin e këtyre parave të njërës prej bandave më të rrezikshme kriminale:
Për më shumë
3.4 milionë eurot, Basha: Ja ç'i lidh Tahirin-Xhafajn-Ballën-Veliajn, bosi Rama dhe pastrimi i parave në kulla
Kryetari i opozitës Lulzim Basha ka parë në thelbin e aferës më të fundit kriminale të zbuluar në vend: futjen në Shqipëri të miliona eurove të padeklaruara, kapur nga Policia në portin e Durrësit.
Për më shumë
E paralajmëroi në Kuvend/ Deputetja e PD: Ja kush e informoi Bashën për ‘Toyota Yaris’ me milionat e eurove
Deputetja e PD-së Dhurata Çupi ka thënë se kapja e sasisë prej 3.4 milionë eurosh dhe 80 mijë frangave në mjetin “Toyota Yaris” tregon se paratë e drogës po hyjnë në Shqipëri dhe rreziku është shumë i madh sepse vendi ynë po shkon drejt një ekonomie të kriminalizuar.
Për më shumë
Akuza e rëndë e ish-ministrit: Operacioni për 3.4 milionë eurot i gabuar, pronarët e eurove mbrohen nga shteti
“Pronarët e eurove, mbrohen nga shteti”.
Akuza vjen nga ish-Ministri i Drejtësisë Ylli Manjani, i cili nëpërmjet një analize të shkurtër, e ka cilësuar të gabuar operacionin e Policisë për kapjen e mjetit Toyota “Yaris” me milionat e eurove pasi sipas tij duhet që të ndiqeshin lëvizjet e mjeteve derisa të mbërrinin tek pronari i parave.
Për më shumë
Alibeaj: Policia e Shtetit po fsheh provat për lidhjet e Ballës me eurot e ‘Toyotas
Partia Demokratike, akuzon kryeministrin Edi Rama se po përdor policnë e Shteti për të pastruar dhe fshehur paratë e drogës.
Për më shumë
Ironia e aktorit Gentian Zenelaj: Blini Toyota Yaris, të marrka gjak në vetull
Pas zbulimit në Durrës të një shume të konsderueshme parash ka reaguar në mënyren e tij edhe aktori i humorit, Gentian Zenelaj. Ai ka ironizuar me shumën rekord prej mbi 4 milionë euro të bllokuara një ditë më parë në Portin e Durrësit, të fshehura në dy makina tip Toyota Yaris.
Për më shumë
Kokëdhima në Syri.net: Nëse situata në Shqipëri nuk ndryshon, do të kemi revolucion të dhunshëm
Kreu i Partisë Zgjidhja, Koço Kokëdhima, i ftuar në Syri.net, ka deklaruar se situata në Shqipëri është alarmante.
Për më shumë
Kush është organizata kriminale e miliona eurove, skema dhe vendet ku funksiononte
Alfred Vladi 33 vjeç dhe Elvis Vladi 38 vjeç janë dy kushërinjtë që janë shpallur në kërkim nga Policia e Shtetit si dy personat që kanë porositur automjetet “Toyota” nga Belgjika, brenda së cilave ishin fshehur 3.4 milionë Euro.
Për më shumë
Thaçi për “LeFigaro”: Paqja ndërmjet Kosovës dhe Serbisë është e paevitueshme
Gazeta prestigjioze franceze “Le Figaro”, i ka kushtuar një faqe të tërë portretizimit të presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi.
Për më shumë
Trazira në Selanik, policia përleshet me protestuesit për çështjen e emrit me Maqedoninë
Protestuesit përleshën me policinë duke krijuar trazira jashtë qendrës së konferencës së Panairit Ndërkombëtar të Selanikut të hënën, ku SYRIZA në pushtet po organizonte një event për të prezantuar marrëveshjen e arritur javën e kaluar midis Greqisë dhe ish-Republikës Jugosllave të Maqedonisë (FYROM).
Për më shumë
Emigrantët e paligjshëm t’i kthejmë pa gjyq, ja kërkesa e Trump
Presidenti Donald Trump bëri thirrje të dielën për kthimin e menjëhershëm “pa gjykatës, pa gjykatë” të emigrantëve të paligjshëm që po futen në Shtetet e Bashkuara.
Për më shumë
https://www.syri.net/bote/172923/emigrantet-e-paligjshem-ti-kthejme-pa-gjyq-ja-kerkesa-e-trump/
Gjermania mund të eliminohet edhe nëse fiton, ja skenari
Një grup i komplikuar, ashtu si fitorja e Gjermanisë ndaj Suedisë. Gjermania nuk ia ka dalë ende dhe mund të mos ia dalë edhe në rast se do të fitojë ndeshjen e fundit kundër Koresë së Jugut (i duhet të triumfojë me të paktën 2 gola diferencë).
Për më shumë
https://www.syri.net/boterori-2018/172690/gjermania-mund-te-eliminohet-edhe-nese-fiton-ja-skenari/