VIDEO/ Kanguri kyn në fushë, ja pamjet humoristike

Dihet që kanguri është kafsha simbolike e Australisë, megjithatë askush nuk mund ta imagjinonte një kangur të hynte në një fushë futbolli ndërsa ndeshja mbahej dhe të zinte vendin mu përpara portës.

Bëhet fjalë për ndeshjen mes Blue Devils FC e Canberra FC.

Kanguri u shfaq papritur në fushë duke detyruar organizatorët të nisin pjesën e dytë të ndeshjes me 30 minuta vonesë.

Edhe pse organizatorët u përpoqën ta largonin shpejt nga fusha, kafsha nuk u largua pa luajtur me topat e futbollit, duke bërë shëtitje nëpër fushën e blertë si dhe duke shtrirë për pak e duke marrë rreze dielli mu  përpara portës.