Zbulohen detaje të reja nga vrasja e reperit 20 vjeçar

Një memorial publik është shpallur për të përkujtuar reperin e vrarë, XXXTentacion.

“Shërbimi, i planifikuar për të mërkurën në stadiumin Panthera të Floridës, do t'u japë fansave mundësinë për të dhënë lamtumirën e fundit", thuhej në një postim në faqen e Instagram të muzikantit të ndjerë.

Kjo gjë është konsideruar si detaj i ri për vdekjen e 20-vjeçarit.

Dokumentet e gjykatës të parë nga New York Times thonë se lëvizjet e fundit të këngëtarit u gjurmuan, përpara se ai të bëhej viktimë e një grabitje të armatosur.

Një deklaratë nga detektivi John Curcio që përshkroi dy burra që ndjekin me makinë reperin, emri i vërtetë i të cilit ishte Jahseh Onfroy. Ndjekja ndodhi pak minuta para vdekjes së tij.