FOTO/ Rita Ora e dashuruar pas ushqimit shqiptar

Këngëtarja e famshme, Rita Ora ka provuar ushqime të ndryshme në të gjithë botën por duket se nuk e lë traditën shqiptare.

Me anë të një postimi në Instagram, ajo ka treguar se nëna e ka mësuar të dojë vendin dhe disa prej gatimeve të njohura.

”Në shtëpi me nënën Vera Ora, pite”, shkruajti ajo në fotografinë e publikuar.

Kujtojmë se bukuroshja shqiptare është përfolur kohët e fundit për lidhjen e dashurisë por nuk ka dhënë ende një deklaratë për historinë e re. Ndërkohë vijon turneun e saj muzikor që po pritet mjaft mirë.