Vllahutin dancing me Ramën…

Deputeti i CDU Johan Wadephul ka deklaruar se kërkesa për të ngritur kampe të azilkërkuesve afrikanë është bërë nga Rama….

Ngritjen e kampeve të azilkërkuesve afrikanë në Shqipëri e ka pohuar dhe edhe Antonio Tajani, kryetar i Parlamentit Europian, madje duke e konsideruar një ngjarje të mundshme…

Ngritjen në Shqipëri të kampit të azilkërkuesve afrikanë e ka deklaruar vetë Rama në konferencën e përbashkët për shtyp në Vjenë me kancelarin Sebastian Kurz…

Dhe për çudinë e të gjithë, pasi Rama është kapur gafil, njëlloj si në rastin e armëve kimike siriane dhe pasi ka mësuar se Franca ka marrë vendimin kundër hapjes së negociatave me Shqipërinë, ka ndërruar mendjen duke pohuar se në Shqipëri nuk do të ketë kampe azilkërkuesish afrikanë dhe e gjithë kjo është një fake news…?!

Dhe këtë pirutetë të Ramës e ka ndjekur edhe Romana Vllahutin…gjë që nuk ështe aspak e cuditshme tashmë se Vllahutin sa herë që Rama është në vështirësi do të dalë dhe të bëjë zëdhënësen e tij….

Ky akti i saj i fundit, para largimit, përmes të cilit kërkon tu mbushë mendjen shqiptarëve për të kundërtën e asaj që Rama i ka kërkuar vëndeve të BE, nuk është dicka e re. Vllahutin gjatë të gjithë kohës është në dansing me Ramën duke i shërbyer atij politikisht, ndërkohë që ka dyshime të forta për kompromentimin e saj…

Të njëjtën gjë ka bërë gjatë të gjithë kohës Vllahutin me raportet që i ka nisur Brukselit ndërkohë që të gjithë shqiptarët dhe shumë nga partnerët e kanë të qartë se Rama është i lidhur me krimin dhe trafiqet, është i zhytur në korrupsion dhe po punon intenisivisht edhe këto ditë për pastrimin e parave të pista të korrupsionit e të drogës duke fundosur madje edhe euron…

Kështu është e ditur nga të gjithë se Vllahutin nuk ka thënë asnjë fjalë për kultivimin e kanabisit dhe implikimin e policië në trafikimin e drogave drejt vëndeve të BE ndërkohë që vëndet e BE, Franca dhe Hollanda duke shpërfillur raportet e saj janë kundër hapjes së negociatave me Shqipërinë…

Vllahutin nuk ka raportuar në Bruksel për lidhjet e Tahirit me klanin mafioz të Habilajve dhe pengimin nga Rama të drejtësisë për ndëshkimin e tij…ndërkohë që Gjermania ka vënë si kusht ndëshkimin e Tahirit për hapjen e negociatave…

Vllahutin ka heshtur për lidhjen e Fatmir Xhafajt me Geron Xhafajn të dënuar në Itali për trafik të drogave të forta dhe për largimin e tij të dyshimtë me ndihmën e Ramës e të Fatmirit në Itali…dhe më vonë kjo çështje është ngritur me forcë nga deputetët gjermanë e hollandezë…

Vllahutin ka mbyllur gojën për dështimin e procesit të vetingut dhe emerimin e paligjshëm të Prokurores së Përgjithshme Arta Marku…ndërkohë që Gjermania këtë cështje e ka vendosur si kusht shtesë për hapjen e negociatave…

Vllahutin është fshehur në zyrën e saj ndonëse Gjykata Kushtetuese nuk funksionin më në Shqipëri…dhe nuk ka raportuar në Bruksel për këtë cështje, ndërkohë që mosfunksionimi i GJK është shndërruar në kusht për hapjen e negociatave nga Gjermania…

Vllahutin nuk doli as dje dhe as sot të thoshte një fjalë për trafikimin e 5 milion eurove me makinat Toyota ku dyshohet për implikimin e kryetarit të grupit të PS Taulant Balla e të Kryetarit të Kuvendit Gramoz Ruci dhe i gjithë ky aktivitet mafioz kryhet nën orkestrimin e Edi Ramës…

Nga të gjitha këto fakte rezulton se misioni i Vllahutin në Tiranë ka dështuar.. Raportet e saj janë “grisur” nga vendet e BE që refuzojnë hapjen e negociatave me Shqipërinë…

Përfundimisht mund të thuhet me këtë sjellje Vllahutin nuk ofendon shqiptarët por ndot imazhin e zyrës së BE në Tiranë në sytë e shqiptarëve…Sepse të gjithë shqiptarët, të majtë e të djathtë, e konsiderojnë atë tanimë një personazh të kompromentuar rëndë… dhe të akuzuar për korrupsion…

Syri.net, 25 qershor 2018