Dënimi qesharak i FIFA-s për Xhakën e Shaqirin, vjen reagimi i Federatë Zvicerane

Federata Zvicerane e Futbollit në një reagim të saj në faqen zyrtare ka shkruar se “pluhuri” i hedhur kohëve të fundit ishte shumë i madh dhe nuk mund as të parashikohej.

Ndërkaq në komunikatë citohet të këtë folur edhe Claudio Sulser, që është delegat i Kombëtares se Zvicrës.

Ne marrim parasysh vendimet e Komitetit Disiplinor të FIFA-s dhe jemi të kënaqur që tani e tutje do të fokusohemi për të luajtur futboll të pastër. Ne kemi një ndeshje shumë të rëndësishme të grupit të mërkurën në Nizhny dhe ne duam të bëjmë gjithçka që mundemi për ta bërë ndeshjen kundër Kosta Rikës të suksesshme”, ka thënë ai.