Aksidenton 17-vjeçaren në Shkodër, shoferi braktis mjetin dhe arratiset. Emri

Një automjet ka përplasur një 17-vjeçare në Shkodër. Ngjarja ka ndodhur  në vendin e quajtur Qafhardhi, pranë rrugicës së Koplikëve.

E reja 17-vjeçare e identifikuar si Elmedina Kraja ka mbetur e plagosur për pasojë dhe është dërguar në spital.

Fatmirësisht ajo ndodhte jashtë rrezikut për jetën. Ende nuk dihen rrethanat në të cilat ka ndodhur aksidenti. Por drejtuesi i mjetit i cili ende nuk është identifikuar ka lënë makinën në rrugë dhe është larguar pas ngjarjes.