FOTO/ Këngëtarja Dua Lipa çmend kalimtarët në rrugët e Nju Jorkut,

Ajo nuk është më e huaja për njerëzit që e shohin në rrugët e metropoleve botërore.

Bëhet fjala për Dua Lipën, e cila tërhoqi vëmendjen e njerëzve, ndërsa po ecte nëpër rrugët e Nju Jorkut.

Bukuroshja 22-vjeçare edhe njëherë u shfaq tejet elegante, teksa kishte të veshur një palë çizme të gjata prej lëkure të zezë, që ia bënin këmbët t’i dukeshin shumë seksi.

Në pjesën e sipërme të trupit kishte të veshur reçipetat të mbuluara me një rrjetë të formuara prej diamanteve të vogla.

Super kombinimit i ka shtuar edhe tuta të shkurta të bardha, të cilat në total e bënin të shkëlqente zeshkanen shqiptare.

Duke u siguruar që të mundte të nxehtin, Dua kapi një shishe uji me dorë gjersa ecte nëpër rrugët e zëna të “Big Apple”.

Bukuroshja jonë është duke punuar në projekte të reja muzikore, që do t’i sjellë gjatë muajve në vijim.

Kujtojmë se Dua Lipën do ta shohim gjatë muajit gusht në një koncert në Prishtinë, në kuadër të festivalit “Sunny Hill”, i cili organizohet nga ati i këngëtares, Dukagjin Lipa.