Trazira në Selanik, policia përleshet me protestuesit për çështjen e emrit me Maqedoninë

Protestuesit përleshën me policinë duke krijuar trazira jashtë qendrës së konferencës së Panairit Ndërkombëtar të Selanikut të hënën, ku SYRIZA në pushtet po organizonte një event për të prezantuar marrëveshjen e arritur javën e kaluar midis Greqisë dhe ish-Republikës Jugosllave të Maqedonisë (FYROM).

Sipas agjencisë shtetërore të lajmeve Athinë-Maqedoni, tifozët e klubit të futbollit PAOK u përpoqën të hynin në vendin e konferencës por u ndaluan nga policia të cilët i’u përgjigjën me gaz lotsjellës.

Organizatorët e ngjarjes fillimisht kishin planifikuar ta mbanin atë në qendërën kulturore në Toumba, por vendosën ta ndryshonin atë pasi tifozët e PAOK, qytetarët lokalë dhe grupet e tjera njoftuan një protestë kundër marrëveshjes së emrit jashtë vendit.