Protesta për Teatrin, Neritan Liçaj: Bukën time nuk ma marrin dot

Artistët janë mbledhur serish sot për të protestuar kundër prishjes së Teatrit Kombëtar, dhe ndërtimit të Kullave. Edhe gjatë ditës së sotme artistët nuk kanë qenë të vetëm pasi në mbështetje të tyre kanë ardhur edhe qytetarë të shumtë.

Si fillim aktorët kanë bërë një kujtesë për të gjithë ata artistë që kanë luajtur në Teatrin Kombëtar dhe janë mbjellë pemë në emër të tyre.

Ndërsa më pas kanë vijuar me diskutime të ndryshme ku Neritan Liçaj u është përgjigjur akuzave që ju bënë sot nga kreu i Bashkisë Tiranë, Erion Veliaj.

Ai tha se nuk ndryshon asgjë edhe kur e sulmojnë dhe shtoi se kush e njeh e di shumë mirë se kush është.

“Jetën nuk ma marrin dot, bukën nuk marrin marrin dot. Ka dy lloj burrash, ka burra shteti dhe burra pushteti. Këta tanët janë burra pushteti dhe tregojnë ambicie dhe ego për pushtet”, u shpreh Neritan Liçaj.