VIDEO+FOTO/ Spanjë-Marok, rezultati dhe statistikat e pjesës së parë

Po luhet në “Kaliningrad Stadium” ndeshja e fundit në Grupin B të Botërorit mes Spanjës dhe Marokut, shkruan Syri.net.

Pjesa e parë mbyllet në barazim 1-1, ku fillimisht shënuan marokenët e më pas spanjollët.

Në një kundërsulm në minutën e 14-të ndodh surpriza, pasi Maroku shënon golin e avantazhit me anë të Boutaib.

Spanjollët reagojnë mjaft shpejt. Në të 19’ Iniesta jep një asist për Iscon, i cili gjuan saktë, duke barazuar rezultatin.

Pjesa e parë nuk prodhon më gol. Në tabelën e mëposhtme mund të shihni statistikat e 45 minutave të para.