Makron/ ‘Ca va Manu…?’ dhe Rama me atlete në pallatin presidencial…

Gjatë një ceremonie për festimin e 78 vjetorit te ngjarjes së 18 qershorit 1940, ku ka marrë pjesë edhe presidenti i Republikës së Francës Emanuel Makron, një adoleshent në moshën rreth 12 vjec i është drejtuar presidentit në një mënyrë jo zyrtare, sikur ta kishte shokun e tij:

“…Ca va Manu…?” (https://www.youtube.com/watch?v=wbe9ZY5fOdo) që do të thotë: Si ja con Manu !(emri i shkurtuar që të rinjtë përdorin mes tyre për një djalë që quhet Emanuel…).

Presidenti Makron menjëherë i është drejtuar: Jo, jo nuk mund të më drejtohesh mua në këtë mënyrë…Nuk jam unë shoku tënd…! Duhet të më drejtohesh duke më thënë Zoti President i Republikës, aq më tepër që sot që ju keni ardhur të merrnin pjesë në nderimet e një feste zyrtare…Duke shtuar:

“…Ti sot je në një ceremoni zyrtare dhe ti nuk mund të bësh imbecilin…!”

E çfarë ndryshimi ka sjellja e këtij adoleshenti që sipas Presindentit Macron “luan imbecilin” me paraqitjen e Ramës në takimin zyrtar me Presidentin e Francës, në zyrën e tij presidenciale, me atlete të bardhë. Madje edhe duke pozuar…

Me shumë gjasa Presidenti francez Makron ka hezituar shumë ti përsërisë interlokutorit të njëjtat fjalë që i tha djaloshit adoleshent:

“…Jo, jo, nuk është serioze të vish në takim zyrtar me presidentin e Francës me atlete..Unë s’jam shoku tënd…Ti je sot në një ceremoni zyrtare, prandaj nuk të lejohet të bësh as imbecilin, as perversin dhe as modernin…”

Dhe natyrisht për një vend serioz dhe që respekton protokollin zyrtar në mënyrë strikte, jo thjesht formalisht por si një respekt për marrdhëniet mes dy vëndeve dhe popujve, e gjithë kjo shfaqje nuk do të mund të kalonte pa lënë gjurmë.

Nga informacioet e deritanishme Franca është kundër hapjes se negociatave sepse Shqipëria është e korruptuar, qeveria e saj është e lidhur ngushtë me krimin dhe trafikantët e drogës, dhe është vëndi që ka numrin të lartë të azilkërkuesve në Francë…Këto janë arsyet e thella të këtij qëndrimi…Arroganca dhe marrëzia e paraqitjes së Edi Ramës në takimin zyrtar me atlete në zyrën presidenciale të Presidentit të Francës Makron nuk është vecse një pasqyrim i qartë i asaj që përfaqson në raportet që presidenti i Francës kishte mbi tavolinë për qeverinë Rama…

Dhe prandaj, mesa duket presidenti Makron ka menduar se nuk do tja vlente ta trajtonte këtë individ 50 vjeçar adoleshentin francez për të cilin ai ka detyrim ti japë edhe një leksion edukativ…Por thjesht mesa duket e përcolli burrin me atlete me neveri për tja thënë vendimin zyrtar në 28 qershor 2018…

Syri.net/ 25 qershor 2018