Vendimi i FIFA-s për Xhakën e Shaqirin tërbon serbët, ja reagimet e tyre

Pasi Komisioni Disiplinor i FIFA-s bëri publik vendimin se Xhaka dhe Shaqiri nuk do dënohen me ndeshje pezullim, por vetëm me një gjobë për festimin e tyre ndaj Serbisë, janë mediat serbe që kanë reaguar menjëherë.

“Turp për FIFA-n dhe për gjithë botën”, është titulli i “Kurir”, ku thuhet se “Xhaka e Shaqiri janë dënuar me nga 10 mijë franga për provokim të serbëve, kurse Lishtajner me gjysmën e kësaj shume”.

“Sportklub.rs” në tekstin e vet ku pasqyron këtë lajm pohon se vendimi ka “qenë i pritshëm dhe lojtarët nuk do të pezullohen për ndeshjet e ardhshme”.