Akuza e rëndë e ish-ministrit: Operacioni për 3.4 milionë eurot i gabuar, pronarët e eurove mbrohen nga shteti

“Pronarët e eurove, mbrohen nga shteti”.

Akuza vjen nga ish-Ministri i Drejtësisë Ylli Manjani, i cili nëpërmjet një analize të shkurtër, e ka cilësuar  të gabuar operacionin e Policisë për kapjen e mjetit Toyota “Yaris” me milionat e eurove pasi sipas tij duhet që të ndiqeshin lëvizjet e mjeteve derisa të mbërrinin tek pronari i parave.

Për Ylli Manjani, operacioni i bllokimit të eurove, është i njëjtë me operacionin e Maminasit ku u kapën 613 kg kokainë por që pronari i kontejnerit ku u gjet droga arriti të largohej.

Sipas ish-ministrit, ky nxitim bëhet për të fshehur pronarët e atyre parave. Ai shprehet se policia po mbron kriminelët.

Postimi i plotë i Ylli Manjanit

Edhe operacioni i kapjes së Toyotave me euro brenda, është profesionalisht jo korrekt! I gabuar madje!

Njësoj si kokaina e Maminasit…

Policia duhej të ndiqte lëvizjet e mjeteve derisa të mbërrinin tek pronari i parave. Aty duhej bërë arresti në flagrancë dhe bllokimi i parave e mjeteve të transportit! Këahtu punon çdo polici në perëndim!

Nxitimi për të kapur Eurot, pas informatave të të huajve, bëhet për të fshehur pronarët e atyre parave!

Qartësisht pronari/rët mbrohen nga shteti! Ndaj s’ka se si ti kapë policia!

Policia e Shqipërisë mbron kriminelët!