Serbia nuk del pa ‘lagur’, ja çfarë ndëshkimi merr nga FIFA

Federata e Futbollit e Serbisë është dënuar me 54 mijë franga dhe tërheqje të vërejtjes për shkak të shfaqjes së flamujve me mesazhe diskriminuese dhe hedhje të objekteve në fushë nga ana e tifozëve serbë.

Kryetari i Federatës së Serbisë, Slavisa Kokeza, dhe trajneri Mladen Krstajic për shkak të shkeljes së kodit disiplinor, dhënies së deklaratave në kundërshtim me këtë kod, dënohet me nga 5 mijë franga dhe vërejtje publike.