VIDEO/ Goli dhe shqiponja ndaj Serbisë, flet për herë të parë babai i Xherdan Shaqirit

Fitorja e Zvicrës ndaj Serbisë ka bërë që shumë gazetarë të marrin në intervistë prindërit e lojtarëve.

Rasti i fundi ka qenë babai i protagonistit në atë ndeshje, Xherdan Shaqirit.

Babai i futbollistit me origjinë shqiptare, Hysen Shaqiri, u pyet nga gazetarët e “Lajmi TV” mbi atë se çfarë i kishte thënë Xherdanit përpara se ta shënonte golin.

Ai u shpreh se ka folur me djalin e tij vetëm për ta pyetur nëse ai ishte në rregull nga shëndeti dhe vetëm kaq.

Shaqiri nuk i kishte thënë se do të festonte me shqiponjë nëse do të shënonte.

Në lidhje me festimin me shqiponjë babai i Xherdanit u shpreh se çdo njeri është i lirë të festojë si të dojë dhe kjo nuk përbën ndonjë problem.

Më poshtë keni intervistën e plotë të babait të lojtarit të Zvicrës.