VIDEO+FOTO/ Uruguai-Rusi, rezultati dhe statistikat e pjesës së parë

Në “Samara Arena” po luhet sfida e Grupit A të Botërorit mes Uruguait dhe Rusisë, e cila vlen për vendin e parë, shkruan Syri.net.

Ndoshta nuk pritej, por Uruguai udhëheq 2-0 në pjesën e parë.

Ylli i Barcelonës, Luis Suarez, me një goditje dënimi në minutën e 10-të kalon Uruguain në avantazh.

Uruguaianët nuk ndalen dhe në të 24’ shënojnë dhe golin e dytë.   Laxalt gjuan nga jashtë zone dhe topi devijohet nga një mbrojtës rus, duke përfunduar në rrjetë (autogol i Cherichev).

Në të 36’ rusët mbeten me dhjetë lojtarë në fushën e lojës, pasi Smolnikov ndëshkohet me karton të kuq.

Në tabelën e mëposhtme mund të shihni statistikat e pjesës së parë.