Meta, takim emocionues me 200 heroina të Luftës së Kosovës

Presidenti i Republikës Ilir Meta ka pritur sot heroinat e luftës së Kosovës, gratë dhe vajzat që panë dhe vuajtën krime çnjerëzore mbi fëmijët e tyre, veten e tyre, familjet, të afërmit.

"Sot pata një takim tepër emocionues, - tregon Presidenti Meta në Facebook - me 200 heroina të Luftës së Kosovës, viktima të dhunës e abuzimit seksual dhe dëshmi e gjallë e krimeve çnjerëzore të regjimit të së kaluarës.

Falenderoj në veçanti, ish-Presidenten Jahjaga, e cila iu ka dhënë zë e përkrahje të jashtëzakonshme grave dhe vajzave të Kosovës, për të mbrojtur dinjitetin e tyre dhe integruar plotësisht në komunitet e shoqëri."