Milionat e bandës, Paloka: Balla heshti, shefi i tij e përdori si letër higjenike

Jo Babale, po Ballballe! 

Heshtje që flet më shumë se gjithë diareja orale e Ballës. Është akuzuar direkt që të enjten për një fakt që dje u konfirmua katërcipërisht, por heshti.  Ai, që shefi i tij e përdor si letër higjenike për të fshirë gjithë pislliqet që i plasin Ramës nga çdo kavitet i tij, sot që është i akuzuar direkt, in persona, heshti. Heshti të enjten. Heshti dje. U fsheh dhe sot pasi foli kryetari i opozitës.

Gazetarët kanë që dje që e kërkojnë. E kërkuan edhe sot. Iu premtoi se do të dilte me deklaratë nga PS, pasi foli kryetari i opozitës, caktoi dhe orën, por e anulloi dhe në fund lëshoi vetëm gazra në faqen e Fb. Asnjë fjalë për akuzën që i bëhet. Siç duket, siç ndodh rëndom në raste te tilla, avokatët e kanë këshilluar të heshtë, sepse mund të rëndojë pozitën ku e kanë kapur".