Vetëplagoset me armë gjahu 55-vjeçari
Një 55-vjeçar në Vlorë është vetëplagosur me armë gjahu. I plagosuri është shtetasi Krenar Veshaj, ndërsa ngjarja ka ndodhur rreth orës 12 në banesën e tij në fshatin Gumenicë.
I plagosuri, aktualisht ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Në vendngjarje është gjetur dhe sekuestruar arma e zjarrit dhe një gëzhojë. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.