Lampard jep parashikimin: Ja kush e fiton Kupën e Botës

Menjëherë pas fitores së bujshme 6-1 ndaj Panamasë, Frank Lampard beson se Anglia i ka të gjitha mundësitë për të fituar Kupën e Botës.

Në një intervistë për “BBC Sport”, ish-legjenda e Chelsea thotë se mjaftojnë dy ndeshjet e para në grupe për të kuptuar që skuadra ka potencial për tu kurorëzuar Kampion Bote, shkruan SYRI.net.

"Unë mendoj se ne mund të shkojmë gjatë gjithë rrugës, me të vërtetë mund ta bëjmë", tha fillimisht ai.

"Skuadra ka treguar potencial të madh në dy ndeshjet e para. Vetëm shikoni talentet në skuadrën tonë dhe mënyrën se si po luajnë, për t’u mbushur me optimizëm", vijoi ai.

"Lojtarët do të përqendrohen edhe më tepër nga loja në lojë dhe nga dita në ditë. Ky është futbolli i një turneu të tillë, kjo është ajo që duhet të bëjnë.  Kjo skuadër ka një shans të vërtetë për ta fituar Botërorin. Southgate e ka ndryshuar filozofinë e Anglisë gjatë dy viteve të fundit përmes mënyrës se si po luajmë”, përfundoi Lampard.

“Tre luanët” janë pretendentë kryesorë për të triumfuar pasi përfaqësuese të mëdha si Gjermania, Franca, Spanja dhe Argjentina nuk kanë bindur.

/ SYRI.net /