Parashikimi i motit për këtë javë, ja surprizat që na presin

Në Europën perëndimore fusha të presionit të lartë dhe masa më të ngrohta të ajrit do të sjellin mot më stabel dhe të ngrohtë, mbi rajonin tonë masat e ftohta ajrore që depërtuan nga veriu i kontinentit dhe fusha të presionit të ulët do të kushtëzojnë mot më të ftohtë, me vransira dhe kohëpaskohe me reshje shiu.

Këto janë detajet e ditëve në vazhdim

25.06 – Mot kryesisht me vransira. Gjatë mbrëmjes dhe natën kohëpaskohe priten reshje të dobëta shiu.

26.06-27.06 – Mot më i ftohtë, kryesisht i vranët, e kohëpaskohe me reshje shiu.

28.06-29.06 – Mot kryesisht me vransira, kohëpaskohe me shi. Pasdite reshjet mund të shoqërohen edhe me bubullimë

Temperaturat e ajrit do të vazhdojnë të pësojnë rënie të ndjeshme nën vlera mesatare. Minimalet do të luhaten nga 9C deri në 13C, e maksimalet nga 17C deri në 23C.