FIFA gjobit Danimarkën, shkak bëhen tifozët që dalin lakuriq në stadium

FIFA ka marrë masa duke gjobitur me 20.500 dollarë Federatën Daneze të Futbollit si pasojë e shfaqjes gjysmë lakuriq të një pjesë të madhe të tifozëve të tyre në ndeshjen kundër Australisë, e vlefshme për Grupin C të Kupës së Botës 2018.

Jo vetëm kaq, FIFA ka paralajmëruar tifozët e Danimarkës dhe për sjelljen e tyre karshi tifozëve të Australisë, të cilëve i kanë hedhur “objekte seksuale” në ndeshjen e mbyllur 1-1 në Samara.

Federata Daneze e Futbollit nuk ka bërë asnjë ankesë në lidhje me këtë gjobë dhe nuk do të apelojë.

Danimarka është në vendin e dytë të Grupit C, dy pikë larg Francës kryesuese ndaj të cilës do të ndeshet në “Luzhniki Stadium” të Moskës, ditën e martë.