FOTO/ Poloni-Kolumbi, ja kush shpallet nga FIFA si lojtari më i mirë i ndeshjes

Në “Kazan Arena” u luajt sfida e vlefshme për Grupin H të Botërorit mes Polonisë dhe Kolumbisë, shkruan Syri.net.

Kolumbia fiton pastër 3-0, duke mbajtur gjallë shpresat për kualifikim në sfidën e fundit të grupit ndaj Senegalit, ndërsa matematikisht eliminohet Polonia.

Mina në minutën e 40-të, Radamel Falcao në të 69’ dhe Cuadrado në të 75’ ishin autorët e golave për kolumbianët.

Por, FIFA ka përzgjedhur James Rodriguez si lojtarin më të mirë të takimit.

Ylli i Bayern Munchen dha dy asiste për golat e Mina dhe Cuadrado, dhe gjatë gjithë 90 minutave zhvilloi një lojë mjaft të mirë.