Nuk ishin 1.5! Ja sa milionë euro u gjetën në ‘Toyota Yaris’

Sasia e eurove të gjetura në mjetin tip “Tojota Yaris”, me targa AA120 SP AFR 559, sekuestruar sot në Portin e Durrësit, është rritur në 5 milionë euro. Gjatë kontrolleve të para, agjentët e doganave gjetën fillimisht 1.5 milionë euro, por burimet bëjnë me dije se sasia e parave të gjetura është shumë e madhe. Nga 1.5 milionë euro, mësohet se shuma që është gjetur është 5 milionë euro.

Nga informacioni fillestar shuma është 1. 5 mln euro por sipas burimeve shuma është edhe më e madhe dhe mund deri në 5 milionë euro. Preja e kartëmonedhave është 20-she, 50-she dhe 100-she. Policia ka arritur të arrestojë 4 persona deri tani, mes tyre shoferin e kamionit me targë AA 120SP-AFR 559 nga Durrësi, Edi Lika, i cili është pronari i kompanisë së transportit të automjeteve.

Kujtojmë që kreu i PD-së, Lulzim Basha akuzoi  3 ditë më parë Taulant Ballën gjatë seancës së Kuvendit se do t’i mbërrinin miliona euro në një “Toyota Yaris”, si para droge të trafikuara prej tij.