‘Shqiponja’ e Xhakës dhe Shaqirit/ Duka: Kërkesa e serbëve qesharake dhe ...

Kreu i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armando Duka, e ka quajtur qesharake dhe primitive kërkesën e serbëve për të hetuar festimin e golave nga ana e futbollistëve të Zvicrës me origjinë shqiptare, Xherdan Shaqiri dhe Granit Xhaka.

Me anë të një postimi në Facebook, Duka shkruan se mënyra se si feston është e drjjë e çdo futbollisti:

Ja postimi i Dukës:

Futbolli është një lojë që ka emocione të forta dhe të bukura. Në çdo ndeshje të Botërorit shikon mënyra të ndryshme të festimit të golave. Edhe Xhaka e Shaqiri festuan në mënyrën e tyre golat e shënuar. Simboli i Shqiponjës nuk është aspak një simbol i ndaluar në asnjë vend të Botës. Nuk është simbol lufte, urrejtjeje dhe diskriminimi. Kërkesa për investigim në FIFA për mënyrën e festimit të Xhakës dhe Shaqirit është, sa qesharake aq edhe primitive.

Simboli i Shqiponjës në Flamurin tonë kombëtar nuk ka pse të shqetësojë askënd!