Simboli i Shqiponjës, Gazeta zvicerane fton qytetarët t’i dërgojnë fotot e tyre....

Gazeta e përditshme zvicerane “Blick”, u ka bërë ftesë qytetarëve përmes faqes së vet zyrtare në rrjetin social Facebook të bëjnë fotografi me shqiponjën dykrerëshe dhe t’ia dërgojnë asaj për publikim.

Padyshim, kërkesa e gazetës zvicerane është frymëzuar nga festimi i dy futbollistëve shqiptarë nga Kosova të ekipit kombëtar të Zvicrës, të cilët shënuan në fitoren 2-1 ndaj Serbisë të premten.

“Na dërgoni fotografi tuaja me simbolin e shqiponjës në redaktrion@blick.ch, apo këtu në Facebook”, thuhet në njoftimin e Blick në Facebook.   

Në fund të mesazhin, Blick ka dhe një porosi: “Ne i qëndrojmë prapa Kombëtares”. Komentues të shumtë zviceranë dhe shqiptarë kanë nisur fotografi të tyre në statusin e Blick në Facebook.