Tritol në dyqan biznesmenit në ...

Pronarit të një lokali i është vendosur gjatë natës në dritaren e lokalit të tij nje kallëp me lëndë plasëse. Policia bën me dije se në pjesën e jashtme të dritares të lokalit të shtetasit B.K, banues në Burrel, është konstatuar një kallëp e mbështjellë e dyshuar me lëndë plasëse e cila nuk ka shpërthyer. Policia po këqyr kamerat e sigurisë për identifikimin dhe kapjen e autorëve si dhe ka nisur hetimet për zbardhjen e shkaqeve të ngjarjes.

Ja njoftimi i plotë i policisë për ngjarjen|:  

Më datë 24.06.2018 rreth orës 00:40 , në qytetin e Burrelit, në pjesën e jashtme të dritares të lokalit të shtetasit B.K, banues në Burrel, është konstatuar një kallëp e mbështjellë e dyshuar me lëndë plasëse e cila nuk ka shpërthyer, dhe falë reagimit dhe ndërhyrjes në kohë të policisë është çaktivizuar .

Policia e Matit ka nisur hetimet, ka shoqëruar disa persona që dyshohen të kenë dijeni për këtë ngjarje, si dhe po kqyren kamerat e sigurisë për identifikimin e autorit/ëve.

Grupi hetimor në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Mat, vijojnë hetimet në vendgjarje dhe po punohet për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të saj.