Parada Gay në Selanik, sulmohen pjesëmarrësit, i hedhin në......

Policia e Greqisë ka arrestuar katër persona të cilët dyshohet se kanë sulmuar dy pjesëmarrës në një “Gay Parade” në Selanik. Sipas disa mediave, të dyshuarit i kanë ofenduar pjesëmarrësit në paradë dhe më pas i kanë hedhur në detë, ndërsa nuk raportohet për të lënduar.

Policia njoftoi se dje në Selanik në “Paradën e krenarisë” ka pasur rreth 5 mijë persona. Ndërsa kjo ka qenë parada e shtatë e organizuar në veri të Greqisë.