Moti, në dy qarqe priten shtrëngata shiu

Sot pasdite dhe nesër, datë 25 qershor,  në qarkun Vlorë pritet të ketë reshje mesatare dhe lokalisht intensive të cilat do të shoqërohen dhe me shtrëngata, ndërsa në shumicën e qarqeve të vendit, reshjet priten të jenë të dobëta dhe lokalisht mesatare. Edhe në qarkun Kukës ato do të shoqërohen dhe me shtrëngata. 

Nesër temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë:
në bregdet: 17 / 26 °C
në vendet e ulëta: 16 / 27 °C
në vendet malore: 10 / 19 °C