Kukësi zyrtarizon Çyrbjan, firmos për 2 vite

Arbër Çyrbja tashmë është zyrtarisht një futbollist i Kukësit. Vetëm pak orë pasi lojtari mbrriti në Slloveni aty ku Kukësi po zhvillon fazën përgatitore, ish kapiteni i Teutës u prezantua si përforcimi më i fundit i skuadrës verilindore.

24-vjeçari i cili luan si mesfushor me tipare sulmuese mund të konsiderohet si përforcimi më i rëndësishëm i Kukësit pasi blerja e tij i kushtoi arkave të klubit verilindor 100 mijë euro.

Çyrbja firmosi për 2 vite me nënkampionët e Shqipërisë teksa synon ta përdorë Kukësin si një trampolinë për t’u transferuar në një ligë europiane.