FOTO/ Ja dita kur Presidenti Meta e shpalli se ishte tifoz me Zvicrën

Presidenti Ilir Meta ditën e djeshme në Presidencë ka mbledhur shumë figura të njohura të sportit për të parë ndeshjen e Botërorit, ku luante skuadra që ai bën tifo.

Meta ka treguar se është një tifoz i Zvicrës, gjë që u pa dhe nga shpërthimet e tij gjatë golave të Xhakës dhe Shaqirit.

Por Presidenti Ilir Meta skuadrën e zemrës e ka treguar më herët në një takim me Presidentin e Këshillit të Madh të Gjenevës, ku shkruante në një postim në Twitter se mezi priste që të niste Botërori.