Trajneri i Serbisë: Dikur e mallkuara Hagë, tani VAR

Mladen Krstajiç ka shprehur ankesën e tij ndaj gjyqtarit Felix Brych nëpërmjet një postimi në Instagram.

 Mladen Krstajiç ka shprehur ankesën e tij ndaj gjyqtarit Felix Brych nëpërmjet një postimi në Instagram.

Ai ka reaguar duke u ankuar për sipas tij penalltinë e pa akorduar në minutën e 66-të kur Aleksandar Mitrovic u rrëzua brenda zonës nga dy futbollistë të Zvicrës.

“Për fat të keq, vetëm serbët dikur gjykoheshin në drejtësi selektive, dikur ishte e mallkuara Hagë, kurse sot në futboll është VAR”, shkroi Krstajiç, bashkuar me fotografinë e rastit në fjalë të publikuar në Instagram.