Italianët çmenden pas Bebe Rexhës: Gjithçka që nuk dini për këngëtaren mbretëreshë të popit!

“Bjondina, super seksuale dhe vërtetë eksplozive në skenë: Zbulojmë kush është mbretëresha e popit botëror, Bebe Rexha, e cila ka fituar zemrat e miliona personave në të gjithë planetin!” Pikërisht kështu e ka nisur shkrimin një prej portaleve të njohura italiane “Donna Glamour” për këngëtaren me origjinë shqiptare, e cila po rezulton si një ndër yjet më të më suksesshme të momentin në botën e muzikës ndërkombëtare, shkruan Syri.net    

Shkrimin e plotë të “Donna Glamour” do të mund ta lexoni më poshtë:

Fryt i humorit pjellor të artit amerikan, talenti i Bebe Rexhës, mbretëreshës së popit botëror, shpërtheu si një bombë në skenën ndërkombëtare. Zhanri i saj varion nga hip-hop në elektronikë, dhe është një kompozitore me pak rivalë në fushën e saj. Origjina shqiptare por e lindur në zemër të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, ka nënshkruar disa nga bashkëpunimet më prestigjioze me të ngjashmit e G-Eazy, Lindsey Stirling dhe Ty Dolla $ign dhe shumë të tjerë ...

Kush është Bebe Rexha?

Datëlindja 1989, e lindur në Nju Jork, por me origjinë shqiptare, këngëtarja-tekstshkruese dhe popstare Bebe Rexha ka mahnitur botën me muzikën e saj. Emri nuk është ai që ka në zyrën e gjendjes civile, por pseudonimi i Bleta Rexha. Ajo ka një lidhje shumë të fortë me vëllanë e saj Florent Rexha dhe me prindërit e saj edhe pse vetëm nëna e tij ka qenë në anën e saj në zgjedhjen për të marrë rrugën e suksesit në fushën muzikore.

Babai, një emigrant shqiptar i Maqedonisë në Shtetet e Bashkuara, ishte gjithnjë i turpshëm dhe mosbesues për sa i përket të qenit në qendër të vëmendjes, por më pas do të ndryshonte mendjen, pasi e pa vajzën e tij të fitonte shumë para dhe të fuste në biografinë e saj një kapitull të rëndësishëm si këngëtare. Skena e bënte për vete dhe ajo ndihej tërësisht padrone i saj, duke u shndërruar në “Moonshine” (“Dritë hënore), një alterego artistike që e ushqen me qëndrueshmëri dhe përkushtim të madh.

Bebe Rexha është autore e hitit “The Monster”, të kënduar nga Eminem dhe Rihanna. Emri i saj i vërtetë, Bleta, siç raportohet nga Cosmopolitan, do të thotë “Mbretëresha e Bletëve”.

Me bukurinë e saj, të ndërthurur në 166 cm lartësi trupore, ajo është kurorëzuar si një ikonë sexy e vitit 2017 nga “Victoria's Secret”. Këngëtarja ka prezantuar mbrëmjen gala të çmimeve “MTV Ema 2016”, dhe gjithmonë ka treguar publikut anën më të thjeshtë të vetes. Gjatë një koncerti “live” në Milano, për shembull, ajo mori skenë një nga fansat e saj, sepse këndonte “më mirë se ajo”.

Së bashku me Pete Wentz, basisti i Fall Out Boy, në vitin 2010 themeloi një duo elektro-alternativë të quajtur “Black Cards”. Por këtë projekt e ndërpreu në vitin 2012, kur edhe shënoi fillimin e karrierës së saj solo.

Ajo u bë një yll shumë përpara publikimit të albumit të saj të parë: firma e saj si autore tekstesh producente e këngëve të artistëve të njohur (përfshirë Selena Gomez) e bëri të famshme shumë para se të vendoste të dilte në skenë si këngëtare! / SYRI.net /