Gjykata e Durrësit merr dy vendime për 25-vjeçarin që theri me thikë prindërit pas sherrit për të dashurën

Gjykata e Shkallës së Parë e Durrësit ka shpallur sot, mos kompetencën për gjykimin e çështjes së Hajri Nezirit, 25-vjeçarit që plagosi me thikë pas një konflikti të çastit dy prindërit e tij, Destan dhe Asie Neziri.

Në seancën e caktimit të masës së sigurisë e zhvilluar me dyer të mbyllura, gjykata e Durrësit vendosi sia masë sigurie, ta lërë në burg 25 vjeçarin, ndërsa çështjen ia kaloi për gjykim, Gjykatës së Krimeve të Rënda në Tiranë.

“Arrest më burg” është dhënë si masa paraprake, pasi sipas gjykatës së Durrësit, masa do të rikonfirmohet nga Krimet e Rënda. Me këtë vendim, gjykata e Durrësit ka shpallur njëkohësisht edhe mos kompetencën e vijueshmërisë së gjykimit për çështjen në fjalë.