VIDEO/ Kosta Rika reziston 90’, Coutinho dhe Neymar shpëtojnë Brazilin në shtesë

Në “Saint Petersburg Stadium” u luajt sfida e vlefshme për Grupin E të Botërorit mes Brazilit dhe Kosta Rikës, shkruan Syri.net.

Brazili fiton me vështirësi 2-0, pasi të dy golat u shënuan në minutat shtesë.

Pjesa e parë u mbyll në barazim 0-0, teksa brazilianëve iu anulua një gol i Gabriel Jesus në minutën e 26-të për pozicion jashtë loje.

Në pjesën e dytë, në minutën e 78-të Neymar pengohet në zonë dhe fiton një 11-metërsh. Por pas konsultimit me VAR-in, anulohet penalltia.

Në minutën e 91-të, Coutinho brenda zone gjuan saktë, mposht portierin Navas dhe shpëton Brazilin, 1-0.

Më pas Neymar vulos fitoren 2-0 në të 96’ dhe Brazili ngjitet në kuotën e 4 pikëve, në vend të parë në grup.