Si ka humbur kaq shumë kilogramë regjisori Altin Basha?!

Mediat rozë merren thuasje gjithmonë me ata që shfaqen në ekran, duke folur e shkruar për të gjitha detajet e jetës së tyre, prandaj edhe ata më të rëndësishmit, siç në këtë rast është regjisori i “Portokalli” Altin Basha, ngelen në plan të dytë. Duhen daljet e tyre të rastësishme për të kuptuar ndonjë ndryshim në jetën e tyre.


Këto ditë, regjisori Altin Basha ka qenë përditë i pranishëm në protestat e artistëve dhe qytetarëve kundër prishjes së Teatrit Kombëtar. Ajo që është vënë re menjëherë ka qenë humbja e tij në peshë. Me siguri që Altini i është nënshtruar ndonjë diete të fortë sepse ndryshimi mes asaj çfarë ka qenë dhe është sot, është i dukshëm! 
Sidoqoftë, duhet thënë që ka ende edhe pak punë.../LIVING