Bebe Rexha publikon albumin e parë debutues
Ashtu siç edhe e kishte paralajmëruar, këngëtarja shqiptare me famë botërore Bebe Rexha sot ka lansuar albumin e saj debutues ‘Expectation’.
Këtë Bebe e bëri të ditur përmes një instastory të postuar në llogarinë e saj Instagram.
Pjesë e albumit janë edhe hitet e këngëtarës si ‘I Got You’, ‘Meant to Be’, ‘Ferrari’ etj.
Ndryshe këngëtarja kur ka folur për këtë projekt ka thënë se këto këngë janë pjesë e frymëzimit të saj.