U quajt ‘Dora e Zotit’/ Shilton: Zoti e ndëshkoi Argjentinën për golin me dorë të Maradonës

Sot ka përvjetorin “Dora e Zotit”. Më 22 qershor të vitit 1986, Maradona shënonte golin e famshëm me dorë ndaj Anglisë dhe kjo e fundit eliminohej në çerekfinale.

E rikthen në vëmendje atë episod plot ironi ai që e ka vuajtur më shumë, portieri anglez Peter Shilton.

“Zoti i ka kthyer nga unë këtë mëngjes. Duke parë futbollin më të keq që Argjentina ka luajtur në një Kupë Bote, në prag të përvjetorit të ‘Dorës së Zotit’…”,  shkruan në Twiter ish-portieri i Anglisë.

Dhe duket se vërtet Zoti sheh. Një natë para përvjetorit të atij goli me hile, Maradona është parë të vuajë më shumë se kurrë në tribunë.