VIDEO/ Tifozët kolumbianë ndërpresin transmetimin e gazetares: Na pëlqen Shqipëria!

Humbja e thellë e Argjentinës 3-0 me Kroacinë ka shkaktuar pakënaqësi të mëdha tek tifozët. Por kishte edhe tifozë të lumtur.

Ndërsa korrespondentja e emisionit ‘Debati në Channel One’ të Roland Qafokut, po raportonte nga Rusia për të treguar situatën e pas ndeshjes, tifozët e Kolumbisë kanë ndërhyrë në transmetimin live.

Tepër të lumtur dhe duke bërë tifo për Kombëtaren e tyre, ata kanë pyetur gazetaren Blerina Mahmutaj, se në cilin shtet po raportonte.

Sapo Blerina i tha që po raportonte në Shqipëri, tifozët u shprehën se i pëlqente shumë vendi ynë.