Bashkëshortja e lojtarit të Argjentinës lë pa mend me foton para ndeshjes me Kroacinë

Gruaja e lojtarit të Benfikës shpreson se nuk do të qajë për Argjentinën, në ndeshjen e sotme të Kupës së Botës kundër Kroacisë. Një penallti e humbur nga ylli i skuadrës, Lionel Messi, bëri që Argjentina të përfundonte 1-1 me Islandën. Dhe argjentinasit duhet të shpresojnë për një fitore sonte, para se të përballen me Nigerinë në ndeshjen e fundit në grup.

Magali Aravena është e martuar me 27-vjeçarin Salvio, i cili pritet të startojë kundër Kroacisë sonte. Magali, që ka 80,000 ndjekës në Instagram, ka publikuar fotografi të nxehta në bikini para ndeshjes së burrit të saj.