E pabesueshme: Kjo është renditja në grupin D, Argjentina…

Kroacia e ka siguruar kalimin në raundin e 1/16 në Kupën e Botës pasi shkatërroi 3-0 Argjentinën.

Kroatët pas dy ndeshjeve kryesojnë grupin D me gjashtë pikë të grumbulluara.

Keq qëndron Argjentina, që pas dy ndeshjeve numëron vetëm një pikë.

Tani Argjentina e Messit, duhet të shpresojë që Nigeria të ndalë Islandën, për të mbajtur gjallë shpresat për të kaluar në raundin tjetër.