Përfundon pjesa e parë, Argjentina lojë nervash përballë Kroacisë

Kanë përfunduar në barazim pa gola 45 minutat e para në sfidën ndërmjet Argjentinës dhe Kroacisë.

Në një ndeshje kaq delikate është zhvilluar një lojë fizike pasi të dy skuadrat nuk duan të gabojnë pasi do të ishte fatale.

Ajo që vlen të theksojmë gjatë fraksionit të parë të lojës vetëm Kroacia ka gjuajtur një herë brenda kuadratit të portës, ndërsa Messi ishte në hije.

5 herë fituesi i “Topit të Artë” ishte i detyruar të kthehet deri në mesfushë për të marrë topin dhe për të organizuar ai sulmin.