Punimet në aksin Tiranë – Durrës, Policia dhe ARRSH njoftojnë: Duroni deri nesër...

Autoriteti Rrugor Shqiptar dhe Policia Rrugore kanë njoftuar sot, se deri nesër, e premte ora 14:00, përfundon ndërhyrja për riparimin e shtresave asfaltike në segmentin rrugor Maminas – Sukth –  Shkozet, pjesë e aksit Tiranë – Durrës.

Sipas të njëjtit njoftim, mësohet se pas orës 14:00 të ditës së nesërme dhe gjatë gjithë fundjavës aksi Tiranë – Durrës dhe ai anasjelltas Durrës – Tiranë do jenë plotësisht të hapur në funksion të lehtësimit të lëvizjes së pushuesve që zgjedhin plazhet gjatë fundjavës.

ARRSH dhe Policia Rrugore bëjnë të ditur më tej, se ditën e shtunë informojnë sërish për vazhdimin e ndërhyrjes në Shkozet – Durrës dhe më tej aksin Durrës – Tiranë.