Pas golit, Kylian Mbappe hyn në histori të Francës

Franca ka marrë një fitore të vështirë por shumë të rëndësishme për kalimin në fazën tjetër.

Golin e vetëm të takimit e shënoi Mbappe i cili me portën e boshatisur shtyu topin drejt rrjetës.

Ky gol është mjaft special për të, pasi ai bëhet lojtari më i ri në historinë e Kombëtares franceze që arrin të gjejë golin. Mbappe ka shënuar gol si 19 vjeçar. Deri më tani rekordi mbahej nga legjenda, David Trezegeut.