Hyn në histori kryeministrja e Zelandës së Re

Kryeministrja e Zelandës së Re, Jacinda Ardern ka sjellë në jetë fëmijën e saj të parë.

Ajo ka lindur një vajzë, por emri i saj nuk është publikuar ende.

Kjo e bën atë udhëheqësen e dytë në historinë moderne që lind një fëmijë gjatë kohës që ka qenë në detyrë.

Ardern u shtrua në spital në Auckland në orët e para të mëngjesit të së enjtes. 

Foshnja erdhi në jetë rreth orës 04:45. Ardern publikoi lajmin me anë të një postimi në Instagram, ku u shpreh se ndihej shumë e lumtur.

37-vjeçarja do të marrë 6 javë pushim për periudhën e lehonisë dhe ia ka kaluar detyrat zv/Kryeministrit Winston Peters.

Megjithëse ajo tha se do të ndjekë zhvillimet dhe do të lexojë letrat e kabinetit gjatë gjithë kohës.

Ardern u zgjodh kryeministre në tetor dhe në muajin janar njoftoi se ajo dhe partneri i saj Clarke Gayford po prisnin një fëmijë.

Ardern është kryeministri më i ri që vendi ka pasur që nga viti 1856.

Në vitin 1990, Benazir Bhutto lindi një vajzë ndërsa ishte  kryeministre e Pakistanit, e para udhëheqëse që sjell në jetë në fëmijë gjatë kohës që ishte në detyrë.

Rastësisht, foshnja e Ardern ka lindur në ditën e lindjes së Bhutto.